Nga punishtja te varreza
Shërbime për varre dhe punime të tjera me gur
Marbex ofron shërbime për varre nga fillimi deri në fund: ndërtim varri me porosi, montim në varrezë, riparim e restaurim dhe zëvendësim të varrit të vjetër. Gjithçka përgatitet në punishten tonë në Rrugën Myslym Keta, Tiranë. Përveç varreve, punojmë edhe shkallë, kuzhina, fasada dhe dysheme me gur.
Shërbimet
Çfarë bëjmë
-
Montim varresh
Varre të reja, individuale dhe familjare, të vendosura me kujdes në varrezë.
-
Riparim dhe restaurim
Pastrim, lustrim, fugim, ngritje e varrit të ulur, zëvendësim pllake, rigdhendje dhe rilyerje e germave.
-
Zëvendësim varri
Heqim varrin e vjetër dhe vendosim një të ri; merremi ne me lejet.
-
Punime me porosi
Sipas fotos, skicës ose idesë suaj, me skicë 3D falas para prodhimit.
-
Lapidarë dhe memoriale
Memoriale dhe pllaka përkujtimore në gur, me porosi.
-
Keni një kërkesë tjetër?
Na tregoni çfarë ju duhet. Ju përgjigjen vetë pronarët, 24/7.
Shkruani në WhatsApp
- 11persona në ekip
- 8montues
- 4shtete ku montojmë
- 15 vjetgaranci me shkrim
Aksesorë për varrin
Detajet që e plotësojnë varrin, të zgjedhura bashkë me gurin.
Germa bronzi
Vijnë me porosi nga Italia, në formën dhe madhësinë që zgjidhni.
Foto porcelani
I bëjmë vetë, në çdo formë dhe përmasë.
Portret i gdhendur
Në granit të zi, edhe me ngjyra. Nga 250 €.
Vazo dhe kandila
Vazo, kandila dhe aksesorë inox që përputhen me gurin.
Ndërtim varri sipas dëshirës suaj
Çdo varr nis me një bisedë: çfarë ju pëlqen, sa vend keni në parcelë dhe cilin gur preferoni. Ju tregojmë katalogun dhe sugjerimet tona, pastaj përgatisim skicën 3D falas. Për idetë që nuk janë në katalog, shihni faqen varre me porosi.
Katër shërbimet kryesore
- Varre me porosi: dizajn nga ideja ose fotoja juaj, me skicë 3D para prerjes.
- Montim varresh: transport, bazament dhe vendosje në varrezë, zakonisht brenda një dite.
- Riparim dhe restaurim varresh: pastrim, lustrim, ngritje e varrit të ulur, rigdhendje.
- Zëvendësim varri: heqja e varrit të vjetër dhe vendosja e një të riu, me lejet që i ndjekim ne.
Secili shërbim ka faqen e vet me hapat dhe pyetjet që na bëjnë më shpesh familjet.
Aksesorë dhe foto
Varri plotësohet me germa bronzi, vazo, kandila dhe foto. Germat e bronzit vijnë me porosi nga Italia, ndërsa fotot e porcelanit i përgatisim vetë. Të gjitha i gjeni te aksesorë për varre.
Punime mermeri dhe graniti për varre dhe për shtëpinë
Me të njëjtat makineri dhe të njëjtat gurë që përdorim për varret, punojmë edhe për ndërtime dhe shtëpi:
- shkallë graniti ose mermeri
- sipërfaqe kuzhine
- veshje fasadash
- dysheme
Guri vjen nga magazina jonë, me origjinë nga Italia, Egjipti, India, Greqia dhe Turqia. Sipërfaqja mund të jetë e lëmuar, mat, e djegur, e goditur me çekiç ose me rërë. Për këto punë na telefononi dhe na tregoni masat.
Si zhvillohet puna me ne
- Na shkruani ose na telefononi në +355 68 657 9999.
- Zgjedhim bashkë modelin, gurin dhe masat.
- Ju dërgojmë skicën 3D dhe ofertën.
- Paguani 50% dhe nis prodhimi në punishte.
- Montojmë dhe ju paguani 50% e mbetur pas montimit.
Punishtja dhe showroom-i janë në të njëjtën adresë; nëse doni të vini, telefononi më parë.
Udhëzuesi i porosisë
Si punojmë, në katër hapa
Keni pyetje gjatë rrugës?
Ju përgjigjen vetë pronarët, 24/7, me mesazh ose me telefon.
Na shkruani ose telefononi
Na tregoni modelin që keni në mendje, gurin dhe varrezën.
Zgjidhni gurin dhe modelin
Ju dërgojmë skicën 3D falas dhe ofertën. Paguani 50% kur nis puna.
E punojmë në punishte
Prerja, lustrimi dhe gdhendja bëhen te ne, në Tiranë.
E montojmë në varrezë
Montimi zgjat zakonisht një ditë. 50% e mbetur paguhet pas montimit.
A punoni edhe shkallë, kuzhina ose dysheme me granit?
Po. Përveç varreve punojmë shkallë, sipërfaqe kuzhine, fasada dhe dysheme me granit, mermer, kuarc ose gur natyror.
A mund t'ju ngarkoj me disa shërbime njëherësh?
Po. Për shembull, mund të heqim varrin e vjetër, të vendosim një të ri me foto porcelani dhe pastaj të kujdesemi për pastrimin e tij çdo vit.
Ku bëhet puna, në punishte apo në varrezë?
Prerja, lustrimi dhe gdhendja bëhen në punishten tonë në Tiranë. Në varrezë bëhet vetëm bazamenti dhe montimi.
Keni një model në mendje? Na shkruani.
Na dërgoni kodin e modelit, një foto ose idenë tuaj. Ju përgjigjen vetë pronarët, 24/7, në shqip ose anglisht.
Shkruani në WhatsApp +355 68 657 9999