Për çdo besim

Varre me motive fetare sipas traditës së familjes

Marbex punon varre me motive fetare për familje myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane, si dhe varre pa asnjë simbol fetar. Simbolet dhe mbishkrimet i vendosim sipas traditës suaj dhe i shihni në skicën 3D falas para prodhimit. Çdo model i katalogut mund të përshtatet me ose pa motive fetare.

Pllaka graniti dhe mermeri në magazinën e Marbex

Varre për myslimanë

Për familjet myslimane gdhendim simbolet dhe mbishkrimet që zgjedh familja, në gjuhën dhe shkrimin që dëshironi. Teksti kontrollohet bashkë me ju germë për germë në skicën 3D, sepse pas gdhendjes në gur nuk ndryshohet më. Modeli mund të jetë i thjeshtë ose me më shumë detaje, në granit ose mermer, sipas parcelës dhe dëshirës suaj. Simboli mund të gdhendet në gur ose të punohet me germa bronzi.

Varre ortodokse

Për familjet ortodokse simbolet dhe mbishkrimet vendosen sipas traditës suaj, në kokën e varrit ose në pllakën kryesore. Mund të gdhenden direkt në gur, të priten si pjesë më vete prej graniti ose të shoqërohen me foto porcelani të të ndjerit. Ju na tregoni çfarë doni të shkruhet; ne ju propozojmë madhësinë dhe vendin, që gjithçka të lexohet qartë edhe pas shumë vitesh.

Varre katolike

Për familjet katolike, simboli mund të jetë pjesë e vetë formës së kokës së varrit ose një gdhendje e vogël pranë emrit. Mbishkrimi mund të përmbajë emrin, datat dhe një fjali sipas zgjedhjes suaj. Gurin e zgjidhni ju, ndërsa ne ju shpjegojmë si sillet secili me kohën: graniti mbetet i pastër me pak kujdes, mermeri do më shumë mirëmbajtje. Të gjitha detajet i shihni në skicë.

Varre për bektashinj

Për familjet bektashiane, simbolet dhe mbishkrimet përgatiten sipas traditës që ndiqni. Nëse keni një foto të një simboli ose të një mbishkrimi që doni ta keni në varr, na e dërgoni në WhatsApp dhe e përshtatim me gurin dhe masat e varrit. Mund të përdoret gdhendje në gur, germa bronzi ose të dyja. Edhe këtu skica 3D ju lejon të shihni rezultatin para se të nisë puna.

Varre pa motive fetare

Shumë familje zgjedhin një varr pa asnjë simbol fetar: vetëm emrin, datat, një foto ose një fjali që ka kuptim për ta. Edhe këto varre punohen me të njëjtin kujdes, me gurin, formën dhe përfundimin që ju pëlqen. Për ide teksti, shihni mbishkrime dhe thënie për varre. Çdo model nga katalogu mund të bëhet pa simbole, dhe simbolet mund të shtohen ose hiqen në skicë.

Si porositen varre me motive fetare

Na shkruani në WhatsApp ose telefononi në +355 68 657 9999 dhe na tregoni traditën tuaj, tekstin dhe modelin që ju pëlqen. Në katalog kemi gjashtë modele me kryq graniti ose në formë kryqi: MBX-009, MBX-028, MBX-034, MBX-088, MBX-093 dhe MBX-094. Çdo model tjetër, edhe ato pa simbole, mund të përshtatet për çdo besim. Në një varr familjare mund të vendosen edhe mbishkrime të ndryshme për secilin anëtar; shihni varre familjare.

Mbishkrimi dhe fotoja

  • Mbishkrim i gdhendur

    Emri, datat dhe thënia gdhenden në gur, në punishten tonë.

  • Germa bronzi

    Vijnë me porosi nga Italia, në formën dhe madhësinë që zgjidhni.

  • Foto porcelani

    I bëjmë vetë, në çdo formë dhe përmasë.

  • Portret i gdhendur

    Në granit të zi, edhe me ngjyra. Nga 250 €.

Mbishkrime dhe thënie për varre

Pyetje të shpeshta

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani, ju përgjigjemi 24/7.

Pyesni në WhatsApp
A mund të shtoni një simbol fetar në një model të katalogut që nuk e ka?

Po. Simbolin e shtojmë në skicën 3D, në vendin dhe madhësinë që zgjidhni, para se të nisë prodhimi.

Si sigurohem që mbishkrimi fetar të jetë i saktë?

Teksti na e jepni ju dhe e kontrollojmë bashkë në skicën 3D, germë për germë, para gdhendjes.

A punoni kryq graniti si pjesë e kokës së varrit?

Po. Kryqi mund të jetë forma e vetë kokës së varrit ose një pjesë më vete prej graniti; e shihni në skicë para prodhimit.

A mund të bëhet varri pa asnjë simbol fetar?

Po. Çdo model mund të punohet vetëm me emrin, datat, foto ose një fjali që zgjidhni ju.

Varr graniti i bardhë dhe i zi me bazament me shkallë – pamje e plotë

Keni një model në mendje? Na shkruani.

Na dërgoni kodin e modelit, një foto ose idenë tuaj. Ju përgjigjen vetë pronarët, 24/7, në shqip ose anglisht.

Shkruani në WhatsApp +355 68 657 9999
Telefononi WhatsApp
Na shkruani